EMRI/ Këngëtarja e njohur bëhet pjesë e edicionit të “Ferma Vip”?
Duket se lista e fermerëve të edicionit të tretë të “Ferma VIP” po kompletohet me personazhe nga fusha të ndryshme. Kësaj here, një emër ekskluziv vjen nga bota e artit, ajo e muzikes.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi, një figurë e dashur për publikun prej shumë vitesh dhe me një karrierë të pasur muzikore.
Prej disa kohësh, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit, duke iu përkushtuar një tjetër pasioni të saj, modës, dhe rrjeteve sociale.
Dy vitet e fundit, Jonida u rikthye në skenë si pjesëmarrëse në Kënga Magjike, ku prezantoi dy këngë të fuqishme dhe plot mesazh, duke dëshmuar edhe një herë vokalin dhe stilin e saj unik.
Këtë herë, artistja pritet të vijë në një dimension krejt tjetër në “Ferma VIP”, më njerëzor dhe më të thjeshtë, duke iu afruar edhe më shumë publikut pas pauzave që zgjodhi të kishte larg vëmendjes mediatike.
Kujtojme se kete vit ne prezantimin e ketij reality show do jete Arbana Osmani, e cila ka bere nje shkeputje nga televizioni prej disa vitesh, nderkohe qe vijon emisionet e saj per yjet e showbizit dhe per femijet ne Youtube. Po ashtu, pjese e regjise do jete bashkeshorti i saj, Eduart Grishaj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128