Tensione dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe banorëve në Rrjoll, 6 persona shoqërohen në polici

26 Shkurt 2026, 13:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tensione dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe banorëve

Banorët e zonës së Rrjollit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre pranë kantierit ku po ndërtohet një resort turistik, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre cenon pronat dhe të drejtat e tyre.

Edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ishin të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve dhe rendin publik. Banorët janë shprehur se ndaj tyre është ushtruar dhunë, ndërsa akuzojnë shtetin se po mbron, sipas tyre, “zaptuesit e pronave”.

Nga ana tjetër, burime zyrtare konfirmojnë se 6 persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale. Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vijojnë kundërshtimin e tyre deri në pezullimin e punimeve, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

 

Po ndodh...

ide