“Balluku dha tre herë dorëheqjen”/ Rama zbardh detaje: E kam rrëzuar kategorikisht! Do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26 Shkurt 2026, 12:29 / POLITIKË ALFA PRESS

“Balluku dha tre herë dorëheqjen”/ Rama zbardh detaje: E

Kryeministri Edi Rama në takimin me Grupin Parlamentar të PS-së, ka deklaruar sërish sr ka refuzuar tre herë dorëheqjen e vartëses së tij, zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkon heqjen e mandati dhe arrestimin e saj.

Rama: Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandative para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit.

Por, dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesantr që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion.

Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes.

Po ndodh...

ide