‘Po sikur Linda Karçanaj të jetë e pafajshme?” Rama i qan hallin ish-drejtoreshës së AKSH: Po i vënë në kurriz vila, por jeton në shtëpi me qira...

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek dosja e AKSHI-t, ku i doli në mbrojtje ish drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se çfarë do të ndodhë nëse ajo shpallet e pafajshme.
Rama theksoi se nuk dëshiron të komentojë përmbajtjen e hetimit, por ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet publikisht institucioni dhe stafi i tij.
Kreu i qeverisë vuri theksin te parimi i prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se çdo person ka të drejtë të hetohet si i pafajshëm deri në provën e kundërt.
“Kam folur edhe për AKSHI-n dhe drejtoreshën që ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua te them asgjë për përmbajtën e çështjes, por di të them një gjë që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie si AKSHI, të bwhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhiniere dhe vajza e djem që me në krye drejtoren e atij institucioni kanë punuar pa orar, duke bërë punë.
Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe tu jepet mundësia të hetohen të pafajshëm derisa të provohet ose jo fajësia e tyre
Po sikur Linda Karcanaj të jetë krejt e pafajshëm dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar, si personazhi që ka krijuar për të nguti për ta arrestuar dhe për ta masakruar me bomba artizanale, tenxhere më tenxhere, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira dhe që sic mora vesh as nuk e nget makinë dhe nuk e ka një të tillë”, tha Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
