Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi në aksin “Thumanë-Milot”, arrestohet drejtuesi i kamionit

26 Shkurt 2026, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi në aksin

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në aksin Thumanë-Milot, ku një person që po qarkullonte me motor, u përplas për vdekje nga një kamion.

Sot policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasit me iniciale B.D., banues në Durrës.

35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, 35-vjeçari, me kamionin që drejtonte, përplasi ciklomotorin që drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi L. B., i cili si pasojë humbi jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...

ide