I akuzuar për korrupsion, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO

26 Shkurt 2026, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS

I akuzuar për korrupsion, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian

Kryebashkuaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur  në Gjykatën e Posaçme.

Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Pas mbylljes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim Kristian Shkrelin, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

 

Po ndodh...

ide