Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Ndreca në GJKKO: Shpallni moskompetencën!

26 Shkurt 2026, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Ndreca në

Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për ish-deputetin socialist Plarent Ndreca, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tenderët për supervizimin e 4 komisariateve në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. GJKKO rrëzoi kërkesën e Ndrecës për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj.

Treshja gjykuese e ish-deputetit përbëhet nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi. Ndreca nëpërmjet avokatit te tij Ermal Yzeiraj kërkoi shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga GJKKO, duke argumentuar se procedurat në fjalë nuk përmbushin elementët e një vepre penale që hyn në juridiksionin e GJKKO.

Një prej procedurave te prokurimit është me fond 0 ndërsa procedura e dytë për konkursin e projektimit nuk përfshihet ne sferën e prokurimeve se është me negocim pa shpallje, s’ka gare. Kërkoj shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e çështjes nw Gjykatën e Juridiksionit tw Përgjithshëm. Prokurorja është e paqartë për çfarë me ka sjelle mua këtu. Mungon objekti i veprës penale”, tha Plarent Ndreca.

Nga ana tjetër, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, kundërshtoi këto pretendime, duke theksuar se çështja është shqyrtuar edhe në fazën paraprake dhe kërkesa për moskompetencë është rrëzuar më herët nga gjykata.

Ne kemi mbajtur qëndrimin tone dhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar që të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën ndaj e kemi akuzuar për vetëm një episod. Qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit”, tha prokurorja e SPAK Dorina Bejko.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga 15 të pandehurit e tjerë që zgjodhën gjykimin e shkurtuar, për të cilët SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg.

Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.

 

Po ndodh...

ide