Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të punonjëses, SPAK thërret Xhenila Tamizin e Soft&Solutions

26 Shkurt 2026, 10:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të punonjëses, SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.

 

Po ndodh...

ide