“Dosja e Ballukut t’i dorëzohet deputetëve”- Shehaj dhe Kapri dorëzojnë në Kushtetuese kërkesën: Duhet të njihemi me provat!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur në lidhje me të drejtën që kanë deputetët për të pasur në duar dosjen me fakte dhe prova të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndaj zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku.
Shehaj argumenton se aksesi i deputetëve të Partisë Mundësia ndaj kësaj dosje me provat e prokurorëve ndaj zv.kryeministres është një e drejtë dhe detyrim, për shkak se në Parlament do të duhet që ata të votojnë për kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas Shehajt, Mundësia po i drejtohet Kushtetueses me qëllimin që të mos krijohet një precedent që edhe në të ardhmen deputetëve t’u mbahen fshehur provat e Prokurorisë ndaj zyrtarëve që akuzohen për korrupsion.
“Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lejen për arrestimin e Belinda Ballukut por është e rëndësishme sepse nuk mund të krijohet një precedent ku anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të votojnë pa qenë të informuar mbi çfarë po votojnë.
Kjo është një çështje parimore, nuk mund të lejojmë që të krijohet ky precedent dhe kjo është arsyeja pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Shehaj.
Dosjen e SPAK e cila ndodhet në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar, deputetët e Mundësia, Shehaj dhe Kapri e kanë kërkuar vazhdimisht edhe me kërkesa zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, por janë përballur me refuzim.
DEKLARATA E AGRON SHEHAJ NGA GJYKATA KUSHTETUESE
Në Kuvendin e Shqipërisë ka ardhur një kërkesë nga SPAK-u bashkë me provat mbi të cilat është mbështetur ajo kërkesë për arrestimin e Belinda Ballukut.
Kjo dosje dhe kjo kërkesë nuk po i dorëzohet deputetëve, por po mbahet fshehur.
Praktikisht javën që vjen ne duhet të votojmë në lidhje me lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut por nuk dimë, cilat janë provat që ka SPAK-u.
Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese, kemi dërguar këtë kërkesë për të na sqaruar në lidhje me këtë që ne e quajmë padrejtësi, që është një shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës.
Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lejen për arrestimin e Belinda Ballukut por është e rëndësishme sepse nuk mund të krijohet një precedent ku anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të votojnë pa qenë të informuar mbi çfarë po votojnë.
Kjo është një çështje parimore, nuk mund të lejojmë që të krijohet ky precedent dhe kjo është arsyeja pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128