I poshtëruar nga Balluku dhe me sytë te Ulsiu/ Halli i një njeriu nuk mund të bëhet halli i një vendi

26 Shkurt 2026, 14:30 / POLITIKË ALFA PRESS
I poshtëruar nga Balluku dhe me sytë te Ulsiu/ Halli i një njeriu

Një analist i eksituar i tij pati deklaruar se ai ka tope, por ata që e njohin e dinë se është një frikacak i madh.

Edi Rama mbajti fjalimin e një njeriu në hall të madh, kurse Belinda Balluku zgjodhi ta poshtërojë sërish ‘Palloshin’ e gjatë, duke mos shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Më herët në një takim mes tyre, Balluku vetëm sa i kishte përsëritur kërcënimet se do e merrte me vete.

Tani, me mungesën e saj, Balluku po përcillte një mesazh të qartë: Ato, për të cilat akuzohem, nuk i kam bërë për vete, por për të zbatuar urdhrat, prandaj le të flasë urdhëruesi!

Dhe, duke folur për më shumë se një orë, teksa sulmonte prokurorë e gjykatës, gazetarë e analistë, opozitarë e ndërkombëtarë, Edi Rama e përmendi emrin e Ballukut shumë pak.

Kur ra fjala tek ajo që duhej të ishte çështja e ditës, heqja e imunitetit të Ballukut, Rama u zbyth duke thënë se do presë raportin e Këshillit të Mandateve.

Pra, do presë se çfarë do të thotë Ulsi Manja.

Ky është jo vetëm kulmi i ironisë, por tregon edhe njëherë sa i trembur dhe në hall është.

Duke e kuptuar se halli i tij ka vetëm një zgjidhje, po përpiqet që ta bëjë hallin e tij, hall të një vendi.

Në kohën kur ai po fliste, në sallën e Parlamentit Europian po paralajmërohej qartë se integrimi i vendit është në rrezik nga manovrat e Edi Ramës për të shpëtuar Ballukun dhe indirekt veten e tij.

Por halli i Edi Ramës nuk mund të bëhet halli i një populli. Integrimi është jetik për të ardhmen e vendit për t’u sakrifikuar për babëzinë e një politikani të superkorruptuar.

Ndërsa dridhej e përdridhej në Pallatin e Brigadave përpara një tufe ligjvënësish pa zë e pa fytyrë, Rama nuk gjeti kurajën as ta thotë hapur atë që mendon.

“Në hall, njeriu shpesh heq maskën e arsyes dhe tregon çmendurinë e tij të vërtetë”, thoshte filozofi Michel de Montaigne.

Sot Edi Rama shfaqi hapur çmendurinë e tij. Sa për arsye, zor se ka pasur ndonjëherë./Syri.net

Po ndodh...

ide