Reagimi/ Rama thirrje qeverisë së Kosovës: Flisni me Serbinë se do humbisni aleatët!

Kryeminsitri Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Rama shkruan në status, se po e ndjek me shqetësim situatën e acaruar në Kosovë dhe se bashkohet me qëndrimet e aleatëve tanë strategjik SHBA&BE.
Ai shton më tej se mbështet plotësisht idenë themelore të planit Franko –Gjerman dhe bën thirrje për vetëpërmbatje dhe dialog.
Ai e mbyll postimin e tij duke shkruar se duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur dhe aletët.
Statusi i plotë i Ramës:
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE????????????????????????Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG????????????????????
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
