Spahiu: Nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie

27 Shkurt 2025, 23:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Spahiu: Nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët,

Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi në emisionin 'Frontline' edhe mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

Ai tha se arrestimi u bë në mënyrë të dhunshme, por sipas tij nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie.

‘Tani nëse është treguar prokuroria represive ndaj Metës? Edhe policia ka tejkaluar mënyrën e ekzekutimit në mënyrë të dhunshme, por edhe Meta në retorikën e tij të mbrojtjes ka tejkaluar çdo lloj etike, fyerje, ofendim. Kjo masë është marr sepse një nga shkaqet për të vendos masën është kur subjekti e pengon kryerjen e veprimeve hetimore, nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie’, tha ai.

 

Po ndodh...

ide