
SPAK dhe zgjedhet/ Konfirmimi i ambasadorit të OSBE: E mbështesim fort!

SPAK po angazhohet për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimin e krimeve zgjedhore. Në një intervistë për “Ngjarja Kryesore” në RTSH, ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, e përshkroi këtë iniciativë si një hap pozitiv dhe të domosdoshëm për forcimin e procesit zgjedhor në vend.
Tarran theksoi se angazhimi i SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore duhet të mbështetet dhe është në përputhje me mandatin e SPAK.
“Ne kemi mirëpritur në përgjithësi si OSBE këtë angazhim dhe hyn në mandatin e SPAK edhe hetimi i krimeve zgjedhore. Për implementimin e këtij vendimi është kërkuar edhe mbështetja e ndihma jonë si OSBE dhe sigurisht që ne e konsiderojmë që krimet zgjedhore duhet të jenë në vëmendjen e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, u shpreh ambasadori.
Lidhur me rezervat që patën partitë mbi këtë iniciativë të SPAK-KQZ-Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, ambasadori u shpreh se prokurorët nuk duhet të përfshihen në deklarata politike.
“Unë mendoj se ka një keqkuptim. Sigurisht as SPAK dhe as Prokuroria e Përgjithshme nuk duhet të jenë në debat politik dhe nuk duhet të japin përshtypjen e se po luajnë një rol politik. Sa i përket krimit zgjedhor, nuk mendoj se ka njeri që mund të mos jetë dakord që duhet të jenë në vëmendjen e këtyre strukturave. Kjo është ajo që ne si OSBE kemi kërkuar dhe mbështesim”, u shpreh Tarran.
Ambasadori i OSBE-së theksoi se problemi i krimeve zgjedhore është një çështje që ekziston kudo, jo vetëm në Shqipëri, dhe se OSBE është e angazhuar për të ofruar ndihmën e saj duke u mbështetur në përvojat e vendeve me histori më të gjatë demokratike.
“ I gjithë problemi që diskutojmë sot ekziston kudo, problemet e zgjedhjeve ekzistojnë kudo jo vetëm në Shqipëri. Ne jemi këtu si OSBE për të ndihmuar dhe për të treguar shembuj se si janë marrë vendet e tjera që kanë një eksperiencë demokratike më të gjatë me këtë problem”, tha ai.
KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruan një protokoll që synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale zgjedhore.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128