SPAK do arrestimin e Berishës, Kuvendi cakton datën për shqyrtimin e kërkesës

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës me qëllim ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij do të shqyrtohet të Hënën e 18 Dhjetorit.
Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin nga Kuvendi për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, lidhur me procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. SPAK shprehet se ashpërsimi i masës kërkohet në kushtet kur Berisha nuk ka respektuar masën e detyrim paraqitjes, caktuar më herët ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar më pas nga Apeli.
Referuar procedurës që përcakton ligji, kërkesa e prokurorisë do të shqyrtohet fillimisht në Këshillin e Mandateve. Mbledhja, siç ka vendosur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të zhvillohet më 18 Dhjetor, në mesditë.
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, njofton Kuvendi, duke iu referuar urdhërit numër 69 të marrë nga kryeparlamentarja këtë të martë.
Me shumë gjasa, këshilli do të miratojë kërkesën e SPAK. Më pas, vendimmarrja e dytë dhe finale i kalon Kuvendit. Pasi edhe ky institucion jep dritën jeshile, atëherë deputeti i nënshtrohet masave të gjykatës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

