SPAK kontrolle te “Delta Pharma”, zbulohet lëvizja e Beqajt kur ishte ministër, miratoi ligjin që favorizonte farmacitë

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me kontrollet që BKH dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë prej mesditës së djeshme në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë.
Mësohet se në këtë hetim të ri që ka nisur, po hetohet edhe lidhja që Ilir Beqaj ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu mësohet se gjatë periudhës kur mori këtë detyrë, Beqaj ka miratuar një ligj që favorizonte kompanitë farmaceutike.
Kujtojmë se hetimet për këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.
Nga kontrollet e ushtruara në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, janë sekuestruar dokumente që i shërbejnë hetimit, e po ashtu kompjuterë, bilancet, furnizime dhe telefona.
-
-
-
Në çfarë ore është fundi i botës? Frikërat që nuk na lënë të qetë
29 Dhjetor, 10:27 -
-
-
Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë
29 Dhjetor, 10:18
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






