SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës

5 Tetor 2022, 12:35 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës

Është pranuar kërkesa e prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes së kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajn, i cili akuzohet nga SPAK për falsifikim të formularëve. 

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që SPAK të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Meqë vepra penale në fjalë rrezikon dënim deri në 10 vite burg, i pandehuri paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërkohë që gjyqtare e çështjes është Irena Gjoka. Mësohet se seanca e themelit e radhës, që do të mbahet në orën 15:00 më datë 19 tetor, palët do paraqesin diskutimet përfundimtare ku do të jepet pretenca.

Pak kohë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për ta kaluar dosjen për gjykim ndaj kryebashkiakut dhe e riktheu për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë, ku thuhet se kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme kishte vërtetuar dënimin penal në Greqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu në dijeni por në fund vendosi që të mos ia hiqte mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.

 

Po ndodh...

ide