Standardi i dyfishtë i revolucionarëve të Berishës/ Dash Sula agresiv ndaj Çollakut të PD dhe “i dashuruar” me Gjiknurin dhe Çuçin e PS

24 Mars 2024, 17:17 / POLITIKË NGA ALFAPRESS.AL

Standardi i dyfishtë i revolucionarëve të Berishës/ Dash

Dashnor Sula ka qenë një ndër protagonistët e revolucionit të këtyre 5 muajve në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë se sa për ato që artikulon, ai është bërë i njohur për “komuflimet” e tij, duke u paraqitur në ambientet e Kuvendit në trajta dhe forma të ndryshme, herë si lekë, herë si trangull e herë të tjera me veshje mjeku etj.

Kulmin e tij deputeti Sula e arriti në përplasjen me kolegun Kreshnik Çollaku të PD-së, të cilin e ofendoi dhe e provokoi në një mbledhje të Komisionit të Integrimit të thirrur nga Jorida Tabaku dhe të lënë nga ana e saj të kolegëve të opozitës në përplasje me njëri-tjetrin.

Standardi i dyfishtë i revolucionarëve të Berishës/ Dash

Ndërkohë që ndaj Çollakut deputeti Sula bëri një sjellje aspak të hijeshme dhe etike, fotot e bëra publike ditën e sotme e tregojnë ata në sjellje miqësore, duke u shkrirë e duke u përqafuar me deputetët e PS-së.

Pamjet tregojnë deputetin Sula të përqafohet me trion e rëndësishme të PS-së në Kuvend. Ai shihet i përqafuar me Damian Gjiknurin e PS-së, ku përballë ka kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Blendi Çuçi, dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën.

Të jetë kjo dashuri pas marrëveshjes së shefit të tij politik Gazment Bardhit me Partinë Socialiste apo është hipokrizia e radhës, që përpara kamerave bëjnë sikur zihen, ndërsa pas tyre puthen dhe përqafohen?!

Revolucioni filloi si tragjedi dhe u mbyll si komedi. /Alfapress.al

 

Po ndodh...