“Statuti është Kushtetutë”/ Berisha kandidati i vetëm, Ben Andoni: Nuk duhet të ishte kryetar i PD, s’është më njeriu që lëviz të gjitha ‘fijet’ në parti

1 Maj 2026, 17:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“Statuti është Kushtetutë”/ Berisha kandidati i

I ftuar në një intervistë në “News24”, analisti Ben Andoni komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, ku u ndal edhe te gara në Partinë Demokratike.

Berisha është kandidati i vetëm në garën për kryetar në PD, ndërsa Mereme Sela dhe Vladimir Muja u skualifikuan nga gara për kryesimin e PD.

Gjatë intervistës, ai theksoi se nuk është më Berisha më i forti në PD, por sipas tij është një grup njerëzish që po e mbajnë PD-në, pasi edhe njerëzit kanë kuptuar që Berisha edhe prej moshës nuk është më njeriu që mund të lëvizë sipas tij të gjitha ‘fijet’ në parti

“Njerëzit që merren me interpretimin e statutit të PD nuk janë të interesuar që kjo parti të ketë zgjedhje normale dhe zgjedhjet bëhen për tu bërë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në PS,. Zoti Berisha është personazhi historik më i njohur pas viteve ’90, por të paktën këtë garë duhet ta bënte normale dhe kjo sot nuk quhet garë sepse nuk respektohet statuti. Zoti Noka po bën po ashtu një gabim të madh”, u shpreh ai.

“Më tej ai u shpreh statuti është Kushtetutë dhe se sipas tij Berisha sot nuk duhet të ishte kryetar i PD.

“PD që në datë 26 maj në 2025 ka thënë në gjithë ligjërimin e  vet që zgjedhjet ishin farse dhe ka thënë që të gjitha shkeljet do t’i kanalizojnë në të gjitha ligjet ndërkombëtare. Por sot, janë bërë një sërë bashkëpunimesh. Njerëzit brenda PD nuk duan t’i shohim zhvillimet që kanë ndodhur. Statuti është Kushtetutë dhe se Berisha nuk duhet të ishte kryetar i PD”, u shpreh ai.

Sipas tij Partia Demokratike është në kuotat më të ulët dhe se zotit Berisha i intereson të ruajë vetëm mitin e tij.

“PD është në kuotat më ulëta, por zotit Berisha kjo i intereson sepse i intereson të mbajë mitin e vet. Edhe në kohën e Enver Hoxhës thuhej po iku Enveri kush do ta drejtojë Shqipërinë? Duhet thënë që vendi ka vazhdimësi e trashëgimi dhe duhet lënë strukturat e partisë që të ofrojnë elementë. Argita Malltezi mund të jetë shumë e mirë për klikimet tuaja, por të jesh në krye të një partie duhet të njohësh shtetin”, tha ai.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide