Tabaku në Kuvend: Pasi marrin tendera, drejtorët pastrojnë paratë e korrupsionit dhe përfitojnë statuse speciale

Gjatë fjalës në Parlament, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se ka zero kallëzime penale nga ana e qeverisë. Duke marrë shkasë nga arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, Tabaku thekson se drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit.
“Zero kallëzime Penale për në SPAK nga qeveria. Korrupsioni në nivele galopante, drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit, marrin statuse speciale. Përjashtohen nga taksat dhe tatim fitimi. Bizneset e tjera paguajnë taksat dhe paratë e korrupsionit jo.
Qeveria noton në korrupsion dhe sillet sikur është në situatë perfektë. Zyrtarë krijojnë kompani dhe marrin tendera dhe përftime të tjera fiskale. Ky është sistemi që ka krijuar kjo qeveri. Kompani që marrin tendera dhe pastrojnë para korrupsioni duke u përjashtuar nga taksa. Ka 10 vite që ndodh ky fenomen që familjarët e zyrtarëve po marrin përfitime dhe tendera. Po presim me padurim që të hapen dosjet që kemi dërguar në SPAK”, tha midis të tjerash Tabaku.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

