
Takimi në Elbasan/ Berisha në alarm nga Euroatlantikët e Bashës: Mos i votoni, bashkohuni me ne!


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Elbasani ka sulmuar "Koalicionin Euroatlantik" dhe drejtuesin poltik Lulzim Basha, duke bërë thirrje demokratëve që të mos i votojnë. Duket se shpërthimi i Euroatlantikëve dhe Lulzim Bashës duke gjetur përkrahje të madhe jo vetëm në Elbasan por në gjithë vendin dhe sondazhet e brendshme, e kanë vendosur Berishën në alarm. Ai akuzon Bashën si i lidhur me transaksioneme Ramën ndërkohë që bashkoi votat për të mbyllur listat dhe falur zyrtarët e PS të hetuar nga SPAK dhe GJKKO. Gjithashtu Berisha bën sikur e harron investimin e përbashkët me Ramën në disa kulla, (Mali i Tiranës), në Tiranë apo në Pogradec. Edhe në hetimet e Erion Veliajt biznesmeni i "Klubit Partizani" dhe presto nome e familjes (Firma Kontakt), Fatmir Bekteshi është marrë nën hetim si bashkëpunëtorë i Veliajt.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miq, pra ne kemi një program me të cilin ne duhet të trokasim në çdo zemër.
Ku jemi ne sot? Ai na i ka mbyllur televizionet që i kontrollon me leje ndërtimi.
Ai mbylli TikTokun nga frika dhe tmerri i të rinjve që e kritikonin çdo ditë për arrogancën e tij.
Ai bën gjithçka që ne të mbetemi të izoluar.
Por ne kemi një armë në duart tona, njerëzinë për të trokitur në çdo zemër shqiptare, në çdo vatër, në çdo derë, me këtë program për të biseduar me të, se nuk është program as i këtij, as i atij, por është program i çdo shqiptari.
Ju e patë vetë reagimin e tregtarëve dje në treg. Cili ishte? Mirënjohje ishte. Mirëkuptim ishte. Besim ishte.
Prandaj të shkojmë t’u themi kudo se nuk synojmë asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të punësohen dhe të marrin rroga më të larta. Të rritet mirëqenia e tyre.
Pra, ky është programi që kujdeset për të varfrit, që shndërron prodhimin në krenari kombëtare, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi nuk bëhet dot.
Ky është programi i të gjithë shqiptarëve.
Miq, këtu ka parti të ndryshme. Këtë program ftojmë çdo qytetar ta votojë.
Edi Rama u përpoq pasi dështoi në asgjësimin e PD, në asgjësimin e PD, bëri gjithçka për të krijuar biza, duke krijuar satelitë dhe paterica.
Por ju e patë vetë, por sidomos e kam fjalën për të gjithë demokratët e Elbasanit, dhe kur them të gjithë demokratët e Elbasanit, pa përjashtim nga dita e themelimit gjer sot, bashkohuni me këta deputetë.
Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.
Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe u garantoj se PD është shtëpia juaj./Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128