
“Të doli boja…”/ E paditi në Gjykatë për shpifje, Agron Shehaj i përgjigjet Adriatik Lapajt: Nuk je as i pari, as i fundit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e paditi në Gjykatë për shpifje, duke theksuar se “politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë “Mundësia””.
Shehaj ka theksuar se vjehrri i Lapajt është ai që ka dhënë vendimin për njohjen e një prone në bregdet, duke theksuar se ky veprim ka ndodhur në shkelje të ligjit.
Ai ka akuzuar Adriatik Lapajn se ka qenë avokati i përfituesit të tokës, duke i kërkuar atij të dalë publikisht dhe të shpjegojë se si është e mundur që një vendim i dhënë nga vjehrri i tij është konsideruar normal nga Lapaj.
Shehaj ka theksuar se prona për të cilën bëhet fjalë është dhënë në shkelje të ligjit dhe ka shtuar se Lapaj nuk është as i pari, as i fundit që e akuzon për shpifje.
“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia. Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën. Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij. Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje”, tha Shehaj ne News24.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128