“Tentativë e pastër për të kontrolluar SPAK”, Lala: Pse u zgjodh Fatmir Xhafaj për të drejtuar komisionin e posaçëm

Një ditë pasi ministrja e Infrastrukturës shkoi në SPAK për aferën e inceneratorëve, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24 tha se qeveria synon të kontrollojë Prokurorinë e Posaçme nëpërmjet një komisioni që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
“Dje zonja Balluku ishte në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe SPAK duhet të na e thotë se kush është ‘shapi dhe sheqeri’. Kryeministrit i ka vajtur SPAK te pragu i shtëpisë dhe e vetmja mënyrë për ta vënë nën kontroll është komisioni i posaçëm dhe ka vënë Fatmir Xhafën aty. Është tentativë e pastër për ta vënë nën kontroll SPAK-un dhe Shqipëria do të shkojë 30 vite mbrapsht.
Pse ka vënë Fatmir Xhafën? Sepse ai e qepi reformën dhe tani synon ta shqepë. Ai shkon te amerikanët dhe ai u thotë se ju më besuat reformën dhe me këtë nuk do t’u zhgënjejë. Partnerët ndërkombëtarët duhet që kanë derdhur miliona duhet të jenë vigjilentë”, tha ajo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



