Thellohet rezultati/ Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Belshit në KAS, shpallet fitues kandidati i PS

6 Qershor 2023, 19:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Thellohet rezultati/ Përfundon rinumërimi i kutive për

Ditën e sotme SPAK ka përfunduar rinumërimin e kutive për bashkinë e Belshit ku ka konfirmuar fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani.

Pas rinumërimit të votave, Tafani ka thelluar diferencën e fitores së tij për bashkinë e Bleshit duke marrë 9 vota më shumë krahasuar me rezultatin pas zgjedhjeve të 14 majit.

Konkretisht, pas rezultatit të ditës së sotme, Tafani ka 4564 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 4515 vota.

Ndërsa u shpallën të pavlefshme 186 vota.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit.

Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërimi gjatë procesit zgjedhor të 14 majit. Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.

 

Po ndodh...