Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 33-vjeçari përfundon me pranga

18 Janar 2024, 20:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”,

Një 33-vjeçar me inicialet K.M. është arrestuar në Elbasan, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kjo masë ishte marrë ndaj tij nga Gjykata e Elbasanit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...

ide