“U mësuam me SPAK", Sula: Jemi krenarë që nuk shkojmë për korrupsion dhe vjedhje!

Këmbëkryq në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vetëm vjedhin.
Në lidhje me thirrjen në SPAK të deputetes Elda Hoti, Sula tha se janë mësuar tashmë me thirrjet në Prokurorinë e Posaçme, por shtoi se është krenar sepse nuk shkojnë as për korrupsion e as për vjedhje të fondeve.
Ndër të tjera tha se aksionin e tyre e kanë për Shqipërinë.
“Edhe këtu vjedhin. Jemi të pangopur. Këta gjithë natën mendojnë sesi do vjedhin në mëngjes. 8 milionë e 900 mijë të ngarkuar Bardhit, Nokës, Hotit dhe Nallbatit. Nëse iu ka shpëtuar ndonjë, e kanë futur brenda. Ne u mësuam tani, s’na bën përshtypje. Krenar jemi që nuk shkojmë për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.
Këto janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa kushtetutë dhe pa rregullore. Aksionin po e bëjmë për Shqipërinë”, tha Sula.
Po ndodh...
Një popull në kërkim të opozitës
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

