“Unë jam demokrat, ky njësh”/ Rama batuta me Benet Becin, nga Shkodra ‘thumbon’ të djathtët

10 Mars 2024, 14:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“Unë jam demokrat, ky njësh”/ Rama batuta me Benet Becin,

Fundjavën dedikuar Shkodrës, kryeministri Edi Rama veç organizimeve politike, e përqendroi edhe në hovin e zhvillimeve të qytetit verior, ku ka rrëmbyer jo vetëm votën e demokratëve, por tashmë me ç’duket edhe zemrën e tyre.

Unë jam demokrat, por ky është njësh. Shiko si ka ndryshuar Shkodrën… demokrat jam vetë“- tha Rama.

Për Ramën ajo që nuk është bërë në 30 vite në Shkodrën demokratike, do realizohet gjatë mandatit të socialistit Benet Beci.

Rama e nisi ditën duke ndarë në rrjete sociale përparimin e punimeve të rrugës Shëngjin-Velipojë, që parashikon të jetë gati për sezonin e ardhshëm veror. Kryeministri e cilësoi këtë progres si nevojë për të cliruar potencialin e turizmit në veri të vendit dhe sipas tij, nuk ka dyshime se rruga Shëngjin-Velipojë do të kthehet së shpejti një nga akset turistike “më spektakolare të Mesdheut, falë peizazheve mahnitëse”.

Gjatë konferencës për shtyp nga Shkodra mbrëmjen e të shtunës, kryeministri tregoi se segmenti i fundit që është në fazë projekti është pikërisht segmenti nga Shkodra që lidhet me aksin Milot-Balldren.

Kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Hanin e Hotit. Po bëjmë dhe studimin e variantit të rrugës që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra përmes Gjakovës, pastaj lart. Edhe rruga e Dukagjinit që ishte një legjendë e stërpremtuar dhe që nuk kishte më askush besim që do të bëhej, është në kantier dhe vazhdon të punohet”– u shpreh Rama.

Se si e shikon Edi Rama të ardhmen e Shkodrës ua tha shkodranëve në anglisht.

Shkodra will be great again”. Se i keni qejf ju këto parullat e djathta”- tha kryeministri.

 

Po ndodh...