“Unë nuk e votoj”, demokrati ia “plas në sy” Berishës: Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn

Kreu i PD-së Sali Berishës është përballur me një situatë të sikletshme mbrëmjen e sotme, gjatë takimit me demokratët në njësinë nr.8 në kryeqytet.
Njëri prej të pranishmëve ja tha në sy pakënaqësitë e tij, kryedemokariti, teksa i kërkoi që të paraqesin një kandidat politik në rast të mbajtjes së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe jo aktorin e humorit Florian Binajn.
Ai i tha Berishës gjithashtu se nëse PD në zgjedhjet e ardhshme lokale do të vendoste Binajn si kandidat për Tiranën, atëherë ai do të ishte i pari që nuk do ta votonte.
“Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn ne. Nëse na sillni Florian Binajn për kryebashkiak të Tiranës, unë për vete nuk e votoj”, i tha demokrati-Berishës.
Kujtojmë që Florjan Binaj, ishte kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që u anuluan të 9 nëntorit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128