
Vasili: Humnera e zgjedhjeve të vjedhura që s'mbushet dot me arrestime qesharake

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Petrit Vasili ka komentuar situatën politike në vend. Vasili i ka quajtur zgjedhjet e 14 majit si një dështim dhe sipas tij, këto zgjedhje i ka quajtur humnera e cila solli deformimin e shkatërrimin e cdo standarti zgjedhor. Deputeti gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe kryeministrin Rama, ku e ka quajtur si një njeri që përpiqet me dëshpërim të mbush humneren e tij me ngjarje qesharake.
Postimi i plote:
Humnera e zgjedhjeve të 14 majit është tashmë provuar pafundësisht. Vjedhja, manipulimi, deformimi dhe shkatërrimi i çdo standarti edhe më minimal të zgjedhjeve është dokumentuar me dokumente, me video, me audio, me foto pa mbarim.
Rama po përpiqet me dëshpërim të mbushë humnerën me lugë kafeje ngjarjesh qesharake. Me regji të Ramës lirohet Tahiri, arrestohet një Sekretare e Përgjithshme se ka vjedhur 3 mijë euro, lëshon rrugëve me telekomandë Lul Bravën, një tufë me llafazanë të paguar mediatikë, që flasin vetëm për opozitën dhe bëjnë sikur i kërkojnë hesap dhe i qajnë hallin dhe e gjitha kjo që humnera zgjedhore të mos përmendet.
Vjedhja mafioze nga Rama e zgjedhjeve ka sjellë shkatërrimin e çdo elementi të shtetit ligjor, drejtësinë e kapur, bllokimin mafioz të kontrollit mbi qeverisjen, asfiksimin e parlamentarizmit pra de facto shkakton drejt polarizimit ekstrem, tensionimit maksimal të situatës dhe asgjesimin e çdo mundësie reale për funksionimin normal të një shoqërie demokratike dhe pluraliste.
Dëmi është i pallogaritshëm dhe e gjithë përgjegjësia bie vetëm mbi Edi Ramën. Asnjë lloj artifici i deritanishëm apo edhe i fishekzjarreve të tjera mediatike, që do të rropaten që të shpikin nuk e mbush dot humnerën e zgjedhjeve të vjedhura, që rëndon vetëm mbi Edi Ramën.
14 Maji mbetet një varr i hapur politik ku faji i Edi Ramës është i paamnistueshem. Komedia e zezë e ngjarjeve të shpikura të ditës ka marrë fund.
Humnera e zgjedhjeve të vjedhura mbushet vetëm me ndëshkimin deri në fund të Ramës dhe të të gjithë atyre që patën guximin të vënë dorë mbi zgjedhjet dhe vullnetin e popullit.
Rama dhe të gjithë ata që ka përqark duhet ta kenë shumë të qartë se çdo makinacion gjoja ligjor apo mediatik i mbështetur nga drejtësia me regji dhe supergrenesit mediatikë thjesht dhe vetëm rëndon më shumë situatën e vet Ramës & co.
Llogaria e humnerës së zgjedhjeve të vjedhura nuk mbyllet kurrë, por vetëm do të thellohet në mënyrë vrastare dhe përpelitjet sharlataneske të Ramës vetëm e nxjerrin më shumë në pah atë dhe fajin e tij./ Alfapress.al
-
Bashkim, por me kë, për çfarë?!
3 Qershor, 15:02 -
Rikthimi i Bashës, Pampuri: Të ketë zgjedhje të menjëhershme në PD
3 Qershor, 14:34
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128