Veliaj e emëroi në krye të bashkisë/ Sara Goxhaj e kallëzuar nga PD-ja se bleu apartament me kontratë fiktive, paguar nga Shkëlqim Fusha

20 Mars 2025, 15:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj e emëroi në krye të bashkisë/ Sara Goxhaj e

Kryebashkiaku në qeli, Erion Veliaj në një akt rebelimi kundrejt kryeministri Rama ka komanduar në krye të bashkisë së Tiranës Sara Goxhajn.

Me këtë vendim Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, e caktuar më herët nga Edi Rama.

Ndërkohë kujtojmë se Sara Goxhaj më herët është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike për blerjen e një apartamenti.

Ka qenë Adriana Kalaja ajo që ka bërë kallëzimin duke thënë se ka dyshime se ka blerë një apartament në zonën pranë TEG me një çmim shumë më të ulët se vlera reale, duke shtuar se kontrata për blerjen e nënshkruar mes Goxhajt dhe Shkëlqim Fushës është fiktive.

 

Po ndodh...