Vëllai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK, Arbër Veliaj do merret në pyetje si person në dijeni
21 Gusht 2025, 09:27 / POLITIKË

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut.
Ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
