"Vëllai i Veliajt po ndan çanta me para"/ Xama: Ka kompani marketingu...

20 Shkurt 2025, 22:39 / POLITIKË ALFA PRESS

"Vëllai i Veliajt po ndan çanta me para"/  Xama: Ka

Sali Berisha hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliajt, duke deklaruar se ai është kthyer nga Viena dhe po hedh para për të ndihmuar të vëllanë e burgosur. 

Gazetarët në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentuan këtë deklaratë. 

Ylli Rakipi: Berisha hodhi tani këtë "dixhitalin", ai thotë, vëllai i Veliajt ka zbritur nga Vjena dhe ndan torba me lekë? E vërtetë kjo apo ja fut kot doktori? 

Ola Xama: Vëllai i Veliajt ka kompani marketingu, që mbledh buxhetin e reklamava të disa bankave, njv kompanie telekomunikacioni, etj, patjetër ndan reklame. Nëse ka favorizim pastaj, është për tu konstatuar. 

Klodiana Lala: Ka media që japin reagimet e Veliajt nga burgu por nuk thonë se çfarë hetimesh ka kryer prokuroria. Po të shohësh televizionet kombëtare japin reagimet e Veliajt nga burug, por nuk bëjnë raportim të balancuar, është e dallueshme dhe e kuptueshme se përse bëhet.