Video/ Gazment Bardhi: Edi Rama po legalizon katet pa leje të klientëve të tij duke i marrë në mbrojtje shtetërore

29 Shtator 2022, 11:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Gazment Bardhi: Edi Rama po legalizon katet pa leje të

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gënjen për çështjen e kateve shtesë pa lejeve të oligarkëve të tij. Përmes një videoje ilustruse në të cilën është Rama duke thënë se çështjen e ndërtimeve pa leje e ka ngritur vetë ai ,Bardhi shprehet se ka qenë opozita ajo që e ka ngritur këtë çështje.

Sipas tij Rama është duke legalizuar katet pa leje dhe ka marrë në mbrojtje oligarkët e tij.

Postimi i plotë

Edi Rama ka dy ditë që gënjen pa u skuqur dhe pa u zverdhur për çështjen e kateve shtesë pa lejeve të oligarkëve të tij. Nuk është as ai, as qeveria e tij që e ngritën këtë problem, i cili në thelb ka mosfunksionimin e ligjit njësoj për të gjithë. Këtë çështje e ngriti opozita në Parlament në 14 Korrik, kohë përpara se Edi Rama të niste aksionin propagandistik për legalizimin e kateve pa leje të klientëve të tij dhe marrjen e tyre në mbrojtje shtetërore.

Në videon më poshtë, i kam thënë Edi Ramës që ul kokën para oligarkëve, sepse janë bashkë në një anije për te vjedhur shqiptarët. E mbajta këtë fjalim, pasi kisha nisur që në prill të merrja informacione zyrtare për paligjshmërinë e tmerrshme me kullat në mes të Tiranës dhe katet shtesë pa leje të tyre me bekimin e Edi Ramës.

Në vend të zbatonte ligjin, të çonte në burg oligarkët dhe t’u sekuestronte katet e paligjshme, Edi Rama nxori një vendim për të shpëtuar së pari kryeortakun e tij në biznes, me të cilin ndan kazinotë, grataçelat, autostradat, portet, dhe aeroportet e Shqipërisë. Pasi hapi rrugë për legalizimin e kateve pa leje dhe pasi unë denoncova në Kuvend skandalin e kateve pa leje dhe uljen e kokës së Edi Ramës para oligarkëve, nisi shoë siç e njohim tashmë.

Edi Rama nuk gënjen dot më njeri. Ai është paligjshmëria vetë dhe si i tillë duhet ndëshkuar nga drejtësia, për favorizim të paligjshmërisë dhe shkeljen e barazisë përpara ligjit.

 

Po ndodh...