
VIDEO/ "Ik o Gaz, ti bashkë me Saliun...", Gazment Bardhin e bëjnë për “ujë të ftohtë” në Patos

Nuk i ka shkuar ashtu siç priste Gazment Bardhit një vizitë në qytetin e Patosit. Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit është injoruar nga banorët gjatë kalimit të tij nëpër rrugët e qytetit, madje ka pasur edhe fjalë denigruese për të.
Në një video të shkurtër të shperndarë në rrjet, duket Bardhi, që përshëndet disa pensionistë që po luajne domino, por ata nuk ja kthejnë përshëndetjen, duke vijuar lojën e tyre dhe duke e injoruar plotesisht drejtuesin e PD.
Ndërkohë në një tjetër ambjent mësohet se Bardhi është përballur madje me fjalë të ashpra nga disa qytetarë, tē cilët i kanë thënë se është i padëshiruar në qytetin e tyre.
Drejtuesi i PD është afruar ti përshëndesë, por një qytetar me emrin Zaim Hoxha e ka quajtur Bardhin mashtrues dhe i ka thënë se nuk kishin nevojë për të dhe Sali Berishën.
Kjo e ka detyruar Bardhin dhe personat e tjerë që e shoqëronin të largohen për të mos e acaruar më shumë situatën.
Megjithëse fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk ka nisur ende zyrtarisht, aktiviteti elektoral i partive dhe kandidatëve duket në kulmin e vet.
Në qarkun e Fierit, i konsideruar gjerësisht si bastion i PS, beteja duket më e zbehtë, pasi PD gjendet në një situatë përplasjesh të brendshme, që nga momenti kur Berisha vendosi të ndryshonte drejtuesin politik të qarkut, duke zëvendesuar Luan Baçin me Gazmend Bardhin.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128