Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar 2026, 21:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Pas takimit të djeshëm në qytetin bregdetar, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në kryeministri.

Vajza e Donald Trump prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri ku fillimisht ka ndaluar në Vlorë. Agjenda e saj kanë qenë e mbushur me vizita në zona si Zvërneci, Ishulli i Sazanit apo Akërni.

Siç dihet, bashkëshorti i saj Jared Kushner ka fituar tashmë emërimin si “investitor strategjik” në Shqipëri referuar këtu dhe projektit në Ishullin e Sazanit.

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku darkoi me Ivanka Trump, ndërsa sot ajo ka vizituar shefin e qeverisë shqiptare në zyrë.

 

Po ndodh...