
VIDEO/ “Kemi një derrkuc të vogël për kursime”/ Si aktronte çifti Veliaj-Xoxa vite më parë

Në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për 4 vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro. Por, çifti Veliaj-Xoxa servirte për publikun disa vite më parë një mashtrim patetik.
Në një emision, një dekadë më parë, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj tregonin se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia.
Ndaj Erion Veliajt rëndojnë akuzat për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas SPAK, Veliaj dhe Ajola Xoxa kishin ngritur një skemë korrupsioni, ku në “lojë” futen OJF-të e bashkëshortes së kryebashkiakut të drejtuara direkt dhe indirekt prej saj apo blerjet fiktive dhe faturat fiktive.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128