Vizita në Tiranë, zbulohen marrëveshjet që Blinken do të nënshkruajë sot

15 Shkurt 2024, 07:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Vizita në Tiranë, zbulohen marrëveshjet që Blinken do

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën. Zyrtari i lartë amerikan pritet të mbërrijë në vendin tonë në orën 11:00, dhe do të qëndrojë deri në 20:00.

Sekretari Amerikan i Shtetit do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushës së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Marrëveshjet:

Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Po ndodh...