Vula e PD-së, Bylybakshi: Ditë e zezë për politikën dhe drejtësinë shqiptare

3 Mars 2023, 19:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Vula e PD-së, Bylybakshi: Ditë e zezë për politikën dhe

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Rithemelimit, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, tha se kjo ishte një ditë e zezë për drejtësinë dhe se gjykatat janë nën thundrën e kryeministrit Rama.

''Nuk ka asnjë ekuivok. Vendim i marrë në presion të Ramës, presion që ishte dhe sot në sallë. Është vendim për përjashtim të opozitës nga zgjedhjet, është vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur jurisprudenca duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD

Vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur legjislatori e jurisprudenca duke pranuar ankimin e një palë që nuk është as minorancë në PD por i ka shërbyer përpjekjeve të Ramës për të mos patur një opozitë të vërtetë.

PD ka ngritur një proces që më shumë se një vit ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Ramën. Gjykata zhbëri nën presion Kuvendin e 11 dhjetorit. Vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë. U vra pluralizmi me vendim gjykate' tha ai.

 

Po ndodh...