
Zëri i Amerikës: Gjykata e Lartë lë në burg ish presidentin Ilir Meta

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin e tij me burg dhe masën “detyrim paraqitje” ndaj deputetes Monika Kryemadhi.
Zoti Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Hetimet ndaj tij përfshijnë disa çështje, që nga kontrata CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike, te një kontratë lobimi të LSI-së me një kompani në Shtetet e Bashkuara, dyshimet për favorizimin e një kompanie vendase në fushën e telefonisë celulare, apo dhe të një sipërmarrësi shqiptaro-amerikan, për një marrëveshje interkoneksioni në fushën e telekomunikacionit, dyshime për blerjen me para të pajustifikuara nga burime të ligjshme të një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore.
Në një audio mesazh të shpërndarë pas vendimit të Gjykatës, zoti Meta reagoi duke e konsideruar atë një “pengesë fiktive” për të ecur me shpejt drejt Gjykatës të së drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka vepruar nën urdhërat e kreministrit Edi Rama për të goditur opozitën dhe Partinë e Lirisë, së drejtuar prej tij, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në audio mesazhin e tij, i bëhet thirrje shqiptarëve që të votojnë më 11 maj për të “rrëzuar rregjimin e narkoshtetit”.
Avokati i tij në mënyrë të përsëritur e ka konsideruar të paarsyeshme mbajtjen e zotit Meta në burgim, përsa kohë nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, të cilat sipas tij janë mbledhur tashmë nga prokuroria./VOA

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128