
Zgjedhjet, Bregu: Oligarkët japin para për të dyja kampet, mjaft që të mos u përmendet emri

Gazetari Sokol Bregu komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ndikimin që pritet të kenë bandat kriminale në zgjedhjet për të cilat u shpreh se ato kanë vota mjaftueshëm për të ndërhyrë në qarqe të caktuara.
Ai tha se edhe në këto zgjedhje ata do të jenë të pranishëm dhe se është në dorën e SPAK-ut nëse do të ketë synim për t’i kapur në këto momente. Bregu tha se oligarkët e njohur të vendit japin para për të dyja kampet, mjaft që të mos u përmendet emri.
“Një pjesë e madhe prej tyre mund të jenë dhe në Shqipëri. Duhet kuptuar se anëtarët e grupeve kriminale nuk zotërojnë me mijëra vota, por zotërojnë aq sa mund të ndërhyjnë në një qark të caktuar. Besoj se do të ndodhë dhe këtë herë dhe është në sitën e SPAK nëse do ketë ndonjë synim për t’i kapur në këto momente.
Kam parë Berishën që shpesh herë në rrjetin e tij social nxjerr disa emra, i publikon sikur janë duke u marrë dhe angazhuar në fushata, por një denoncim i tillë nuk mbërrin në Gjykatën e Posaçme.
Që ata do të merren, do të merren se kanë mbi shpinë dhe kujtojnë se arresti me burg apo arresti në mungesë mund të shuhet. Kanë dhe pritshmërinë që të dy liderët kanë shigjetuar SPAK-un dhe në mandatin e ardhshëm ky parlament vendos nëse do t’i largojë prokurorët e vjetër apo do t’i japë një mandat të dytë.
Oligarkët dinë t’i ndajnë paratë në të dyja kampet. I ndajnë më mënyrë të barabartë. Një deputet i opozitës dikur thoshte që po shave oligarkun të kapin me shkelma, por po shave Ramën të bëjnë deputet. Di të them se këta i kanë shërbyer në të gjithë kohën, i kanë shumuar aq shumë të varfrit në këtë vend sa i ndihmojnë të majtët se këta i duan të varfrit.
Kanë lekë edhe për opozitën. Po s’ia përmende emrin, i çojnë paratë ata”- tha Bregu.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128