Plani për zgjerimin, flet komisionerja Kos: Kur Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt

1 Korrik 2025, 11:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Plani për zgjerimin, flet komisionerja Kos: Kur Shqipëria mund të

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mori pjesë këtë të martë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku fokusi kryesor ishte mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në fjalën e saj hapëse, Kos theksoi se zgjerimi i BE-së është një plan real dhe i mbështetur me konsensus të plotë nga vendet anëtare të Unionit. Ajo theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e domosdoshme për unifikimin e Evropës në përballje me sfidat gjeopolitike aktuale.

Duhet të forcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë kundër palëve të treta dhe të marrim sigurinë në duart tona. Hapat e fundit drejt unifikimit të Evropës nënkuptojnë zgjerim, bashkim dhe përqafim të vlerave të përbashkëta. Kur jemi solidarë, jemi më të fuqishëm. Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë me vendosmëri në procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë kontinentin. Dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Kos.

Komisionerja evropiane vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, duke nënvizuar hapjen e tre kapitujve negociues vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ajo shtoi se shpreson që Shqipëria t’i hapë të gjitha kapitujt deri në fund të këtij viti.

Ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, diçka që nuk ka qenë gjithmonë e pranishme në të kaluarën. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi nuk do të zgjasë pafundësisht. Shoh një zhvillim të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre kapituj në vetëm gjashtë muaj. Ju faleminderit që keni ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nëse ecet me këtë ritëm, të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të këtij viti. Mezi pres të festojmë së bashku hapjen e kapitullit të fundit,” deklaroi Kos.

Po ndodh...