“Poshtë diktatori”/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë në bulevard
16 November 2026, 19:39 / POLITIKË
Janë regjistruar sërish momente tensioni para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët kanë tentuar të largojnë turmën nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, duke i shtyrë qytetarët në drejtim të zonës pranë Kryesisë së Kuvendit.
Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën.
“Poshtë diktatori”, “Arrestoni Ramën”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

