Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët para takimit me Ramën

5 October 2026, 13:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë mbledhur në protestë në pritje të vizitës së kryeministrit Edi Rama në ambientet e universitetit.

Studentët janë mbledhur për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problematikat që përballen në nisje të vitit të ri akademik.

Në fokus të protestës janë transporti dhe akomodimi, çështje që vijojnë të mbeten ndër shqetësimet kryesore për studentët e UAMD-së.

Ndëkohë gjatë protestës policia ka ndërhyrë duke i larguar studentët nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë.

Mijëra të rinj ndjekin studimet në kampusin e Spitallës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre udhëtojnë çdo ditë nga Tirana drejt Durrësit.

Kjo situatë e ka bërë transportin një prej problematikave të vazhdueshme për studentët, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi akomodimi pranë universitetit.

 

Po ndodh...