Protestuesja: Balluku e akuzuar për korrupsion shkon pa të keq në parlament dhe voton

10 October 2026, 19:50 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesja: Balluku e akuzuar për korrupsion shkon pa të keq në

 

Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli në nisje të protestës 133 qytetare kundër qeverisë Rama.

Ajo u shpreh se një protestues mbahet ende në paraburgim, ndërkohë që e akuzuara për korrupsion dhe krim Belinda Balluku shkon në parlament dhe voton si pa të keq, reformën territoriale.

Vatnikaj thekson se protesta pavarësisht presioneve qëndron e bashkuar kundër qeverisë Rama.

“Ditën e sotme është marrë vendimi për dy aktivistë që janë mbajtur në burg për 72 orë vetëm se kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Rama. Gjykata i ka quajtur arrestimet të paligjshme. Kanë qenë sipas urdhrave politikë, policia i ka arrestuar në mënyrë të paligjshme. Edhe një herë gjykata ka folur qartë duke treguar se akti simbolik i gjuajtjes me vezë i zyrtarëve që nuk përfaqësojnë nuk është një akt dhune. Të godasësh me vezë makinën e kryeministrit ministrit është një akt rebelimi, simbolik politik dhe jo dhune siç e ka trajtuar policia. Lirimi i 2 aktivistëve është një lajm i mirë se konfirmohet e drejta për të protestuar paqësisht themelore për çdo qytetar dhe nuk mund të ndalohet as me presione dhe as me polici.

Dy aktivistë të liruar, një tjetër i arrestuar të enjten përballë parlamentit në një protestë paqësore mbetet ne burg, ndërkohë që Balluku e akuzuar për korrupsion dhe krim shkon dhe voton pa të keq. Thirrja shkon për policinë të mos veprojë sipas urdhrave politikë të Edi Ramës por të lejojë qytetarët dhe policia të arrestojë Ramën. Pavarësisht se kjo betejë vazhdon më e gjatë se kishim menduar, fakti që edhe pas presioneve shantazheve, tentativave për ta shuar do jemi këtu deri në dorëheqjen e Edi Ramës, tregon se bashkimi jonë është më i fortë se frika ndaj pushtetit. Tregon se kjo qëndresë është e drejtë dhe duhet të vazhdojë deri në fund, deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.”- tha protestuesja.

Po ndodh...