Pushime dimërore, ja vendet që duhet të vizitoni në Shqipëri

29 Janar 2022, 19:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Pushime dimërore, ja vendet që duhet të vizitoni në

Turizmi malor së fundmi është kthyer në një atraksion , edhe pse mendojë më shumë për verën.

Peisazhi shqiptar ofron mundësi të shkëlyera për të shijuar, dhe vizituar mjaft vende.

Mund të ushtroni sporte, të shijoni kulinarinë, të shplodheni me miqtë dhe familjarët tuaj.

Ja cilët vende nuk duhen humbur :

Parku Llogorasë ofron një peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike. Masivët me pishën e zezë të mbuluar nga bora janë magjepsës. Pamja e detit Jon ëhstë një tjetër arsye që nuk duhet humbur.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ndodhet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë. Në Valbonë janë disa shtëpi-kulla karakteristike të cilat janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mundësi shumë e mirë sidomos për qytetarët e Tiranës. Ajëri  pastër, ushqimi fantastik që ofrojnë restorantet e shumta do t’ju bëjnë të kaloni një ditë të mrekulluehsme me familjen apo miqtë tuaj.

 

 Razma është një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit,me hotele luksoze. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën. Gjithashtu edhe shtëpitë pritëse karakteristike alpine të banorëve të zonës që presin vizitorë.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, midis bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave.

 

Vermoshi është një fshat në Komunën e Kelmendit të Rrethit të Malësisë së Madhe në Shqipëri, ai gjendet në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës. Nga Shkodra deri në Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë. Vermoshi shquhet për panoramen e tij piktoreske. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës ku spikatin djathi, mishi derrit, qengjit, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, patate, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë shërbehet kryesisht revania dhe petullat me mjaltë.

 

Fshati turistik i Dardhës ia ka dalë të bëhet i njohur anembanë vendit për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat dhe kulturën e të jetuarit. Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët . Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë dhe të huaj.

Po ndodh...

ide