"Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”, aktivisti Qiraxhi debat me Nikola Kedhin
Aktivisti Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare debatoi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN me nënkryetarin demokrat Nikola Kedhi në lidhje me lidershipin e PD-së dhe protestën qytetare.
Qiraxhi theksoi se qytetarët në protestë nuk e duan as Ramën dhe as Berishën. Sakaq Kedhi vuri në dukje se protesta përbëhet nga grupime të ndryshme.
Duke iu drejtuar nënkryetarit demokrat, Qiraxhi u shpreh se e vjetra i ka zënë rrugën të rinjve në PD, pretendim që u hodh poshtë nga Kedhi.
DEBATI
Qiraxhi: Ju thoni që PD ka qenë në protestë dhe e ka mbështetur protestën.
Kedhi: Patjetër që e ka mbështetur protestën.
Qiraxhi: Ku qëndron thirrja juaj për një organizim strukturor të një partie politike tashmë? Sepse demokratët s’kanë qenë të përjashtuar nga protesta e qytetarëve. Është targetuar lidershipi i PS dhe PD. Kanë identifikuar qytetarët dy vetë që i kanë bllokuar të gjithë resurset.
Kedhi: Aty ka grupime të ndryshme.
Qiraxhi: Kështu thotë edhe Rama mo, ka ca qytetarë të mirë që s’duan dorëheqjen time.
Kedhi: Kam keqardhje që edhe sot këtu po merremi me emra. Këtu po ikën Shqipëria, ne merremi me emra!
Qiraxhi: Emrat janë përgjegjës. E vjetra ta ka zënë rrugën ty.
Kedhi: Kush ma ka zënë rrugën mua?! Kryesia e PD sot përbëhet nga 16 të rinj.
Qiraxhi: Këtë bënte edhe Enver Hoxha.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
