Rama feston 62-vjetorin me kostum rozë dhe me Flamingo me syze: Faleminderit që më shani!

4 July 2026, 12:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama feston 62-vjetorin me kostum rozë dhe me Flamingo me syze:

Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.

Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, dhe prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast, faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkruan Rama.

Po ndodh...