Fokaçe e Pulias, shoqëruesja ideale e piknikëve të së dielës

26 Qershor 2022, 07:10 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Fokaçe e Pulias, shoqëruesja ideale e piknikëve të së

Fokaçia është simotra e picës. Pica ka hyrë me gjithë lavdinë e saj në kulinarinë botërore, kurse fokaçet edhe pse janë po aq të përdorshme e të shijshme kanë ngelur më në hije. Liguria është rajoni i Italisë ku  emri i fokaçes është emri i një produkti tipik. Në Gjenovë fokaçia është 2 mm e trashë me anët krokante,  e butë në brendësi dhe e shërbyer me vaj ulliri. Në rajone të caktuara ka një shtresë të hollë me qepë të prera në feta  ose me piper, rozmarinë etj. Në rajone të tjera brumi i saj zihet me ullinj të zinj, perime të grira, gjethe sherebele. Larg kësaj tradite nuk ngelet as jugu i Italisë. Më e famshmja është ajo tradicionalja e fshatrave të Pulies që shoqëron piknikët e të dielës. Pikërisht këtë recetë sjellë këtë të dielë Alfa për adhuruesit e kuzhinës. Domatet qershi, rigoni e përafrojnë me picën, kurse patatet që janë pjesë e brumit e bëjnë atë të butë dhe me një shije speciale.

Fokaçe me domate qershi

Koha e përgatitjes:20 minuta

Koha e ardhjes së brumit . 3 orë e 30 minuta

Koha e pjekjes:25 minuta

Vështirësia mesatare

Për 4 persona

Përbërësit

500 gr miell gruri i butë, 170 gr miell gruri semola, 1 patate e zier (rreth 80 g), 400 ml ujë, 1 lugë gjelle maja, 1 lugë gjelle kripë, 200 gr domate qershi, 5  lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, rigon sipas dëshirës.

Përgatitja

1.       Zieni pataten, qërojini lëkurën dhe me ndihmën e një piruni bëjeni pure.

2.       Në një tas të thellë hidhni dy llojet e miellit, majanë dhe si fillim 300 ml ujë. Punoni brumin.

3.       Shtoni në të purenë e patates,  4 lugë vaj ulliri dhe ujin e mbetur. Vazhdoni ta punoni brumin derisa masa të bëhet homogjene.

4.       Ndajeni brumin e punuar në dy topa me masë 250 gr secila.

5.       Vendosini topat e brumit në tava të lyera me vaj me diametër 20 cm secila dhe lërini të vijnë për 3 orë në temperaturë ambienti.

6.       Në përfundim të kësaj kohe punojeni përsëri brumin duke e shtypur me mollëzat e gishtave dhe vendosuni sipër domatet qershi të prera në gjymë.

7.       Rregullojini me kripë, rigon dhe vaj ulliri. Lërini të vijnë përsëri për 30 minuta.

8.       Piqini në furrë në 220 gradë për 25 minuta.

Historiku i recetës

Fokaçia  nuk kanë qenë një produkt popullor. Në Romën e Lashtë ajo servirej për raste speciale. Madje ajo u afrohej zotave dhe për këtë arsye aristokratët gjatë ceremonive martesore zhvillonin ritin e “conferreatio, ndarjen e një fokaçeje me miell farro në formë unaze. Tradita vazhdoi e tillë deri në periudhën e Rilindjes, ku fokaçia shërbehej vetëm gjatë ceremonive martesore.

 

Po ndodh...

ide