Frikase me mish vici

31 Tetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Frikase me mish vici
Përbërësit

½ kg mish viçi tul
1 ½ kg sallatë jeshile
1 qepë e thatë
3 qepë të njoma, të prera hollë
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan kafeje verë e kuqe
1 filxhan çaji kopër e prerë hollë
1 e verdhe vezë
1 gotë kos 0 % yndyrë
1 lugë miell misri
2 gjethe dafine
Kripë e piper i zi kokërr.

Udhëzimet

Në një tenxhere hedhim qepën dhe e skuqim pa vaj. Në vazhdim, shtojmë mishin dhe e skuqim derisa të marrë pak ngjyrë.

Shuajmë mishin dhe qepën me verë të kuqe.
Hedhim dafinën, kripën, piperin si dhe 2 gota ujë dhe e lëmë mishin të ziejë ngadalë për rreth 1-2 orë,derisa te ziej mishi.
Nga fundi i zierjes, shtojmë vajin, sallatën jeshile, qepën e njomë dhe koprën.

Përgatisim përzierjen vezë-limon. Në një tas rrahim lëngun e limonit me vezën dhe miellin e misrit, derisa të dalë një masë homogjene.
Shtojmë edhe kosin dhe vazhdojmë përzierjen.

Heqim tenxheren nga zjarri, marrim pak lëng nga mishi dhe e shtojmë ngadalë në tasin me vezë e limon, duke e përzier vazhdimisht.
Së fundi, hedhim përmbajtjen e tasit në tenxhere dhe e tazojmë lehtë që të përhapet kudo.

E servirim të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!

Po ndodh...

ide