Gjellë me bamje

7 Shtator 2022, 15:01 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Gjellë me bamje

Bamjet janë ndër perimet që jo të gjithë i duan. Por për ata që i pëlqejnë vera nuk ka kuptim të ik pa një pjatë gjelle me bamje. E mbi të gjitha vlerat ushqimore të kësaj pjate janë ideale për veganët që mund ta heqin mishin nga lista e produkteve pa ja prishur fare shijen pjatës

 

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit : 60-75 minuta

Vështirësia e ulët

 

Për 4-5 persona

Përbërësit

1 kg bamje, 2 kokrra qepë mesatare, 3 domate për gjellë mesatare, 4-5 thelpinj hudhra, 1 spec djegës, 2 lugë vaj ulliri, 1 tufë majdanoz, kripë dhe piper sipas nevojës.

Përgatitja

1.       Pastroni bamjet nga bishti në formë konike me majën e një thike. Shplajini mirë në ujë që t’ju largohet pushi.

2.       Në një tenxhere të thellë hidhni  vajin e ullirit. Shtoni qepët e prera në kubikë, hudhrat dhe kavërdisini derisa të bëhen transparente.

3.       Shtoni bamjet duke i kavërdisur lehtë që të mos ju prishet forma.  Pasi të jenë zbutur pak në vaj, hidhuni sipër domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubikë.

4.       Lërini të marrin një valë të lehtë dhe rregullojini me majdanoz të grirë dhe në fund kripë dhe piper.

5.       Mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 1 orë e 15 minuta.

Këshilla e shefit

Ø  Për përgatitje e kësaj pjate mund t’ i gatuani bamjet në tavë. Në këtë rast skuqni bamjet veç dhe salcën me qepë e domate përgatiteni në një tjetër tigan. Bashkojini para se t’i fusni në furrë me kujdes pa prishur formën e bamjeve.

 

Po ndodh...