Kulaç tradicional

Një kulaç shijon si për mrekulli me një copë djathë të bardhë, çaj ose gjalpë fshati me pak kripë.
Përbërësit
500 gram miell
2 kokrra vezë
1 gotë kos
½ gotë vaj ulliri
1 lugë kafe kripë
1 lugë kafe sodë buke.
Udhëzimet
Në tavolinën e punës shtroni miellin.
Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni kripën, sodën e bukës dhe vezët. Filloni ta punoni mirë brumin. Tani shtoni kosin dhe punojeni sërish.
Shtoni vajin e ullirit dhe punojeni mirë masën që të bëhet kompakte.
E mbështillni me një peshqir kuzhine dhe e ruani në temperaturë ambienti ose në furrën e sobës (të ngrohur paraprakisht, por të fikur) për gati 1 orë.
Më pas merrni një tepsi të vogël rrumbullake dhe shtrojeni mirë kulaçin. Sipër e shponi me pirun.
E fusni në furrë për 25 minuta, në temperaturë 220 gradë.
Pasi të jetë pjekur e nxirrni jashtë dhe e ruani sërish me një peshqir, pasi ky i fundit e zbut kulaçin.
Ju bëftë mir!.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
